Kupa e Turqisë kishte sot si protagonistë me golat e tyre futbollistë të cilët në të kaluarën kanë treguar talentin në kampionatin e Kategorisë Superiore. Dhe në të dy rastet ku ish-lojtarë të skuadrave të Superiores kanë gjetur sot rrjetën, skuadrat përkatëse kanë siguruar kalimin në turin tjetër të turneut.
Manisa ka mundur sot me shifrat 3-0 skuadrën e Pazarspor, duke siguruar kalimin në raundin tjetër dhe rrugën e rrjetës në këtë takim në pjesën e dytë e gjeti edhe mbrojtësi me shumë eksperiencë në kampionatin tonë, David Domgjoni. Ish-futbollisti i Tiranës, Laçit e Kastriotit shënoi në minutën e 78 golin e rezultatit 3-0 që vulosi sfidën dhe kualifikimin e mëtejshëm.
Më pas, ai që gjeti rrjetën në ndeshjen mes Hatajaspor dhe Sarijer, ishte ish-mesfushori i Partizanit, Masanga Matondo. Në minutën e parë shtesë të takimit, futbollisti i larguan në verë nga të kuqtë shënoi golin e rezultatit 2-0 që vulosi fatin e kësaj sfide dhe preu biletën për fazën tjetër të turneut.
PANORAMASPORT.AL