Tuesday, 19. May 2026
Sport

KB Istogu përforcon skuadrën, nënshkruan me një basketboll të huaj

GS 31/10/2023 1 Min. Lesezeit

Klubi i Basketbollit Istogu ka përforcuar skuadrën, duke nënshkruar me një basketbollist të huaj.

Davante Cooper është transferimi më i fundit i skuadrës së promovuar së fundmi në elitën e basketbollit kosovar.

Istogu lajmin e konfirmoi me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

Cooper luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë 208 centimetra.

Ai në sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës nga Azerbajxhani, Olimpic Sheki.

Në sezonin 2021/22, 28-vjeçari ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës./Lajmi.net/

Teilen: