Milani luan sonte në darkë një ndeshje shumë delikate përballë Udinezes, ku skuadrës së drejtuar nga Stefano Pioli nuk i lejohet gabimet pasi mund t’u japë mundësinë kundërshtarëve që të shkëputen më shumë në kreun e renditjes e rrezikojnë vendin në katërshen e parë të kampionatit.
Kuqezinjtë vijnë me shumë mungesa në këtë ndeshje, teksa para sfidës është mësuar se do të mungojë edhe Teo Hernandez, si pasojë e një goditje që ka pësuar në kavilje.
LIVE MILAN-UDINEZE 0-1
62′ (p) Pereira
NGJARJET KRYESORE
62’ GOOOL UDINEZE! Pereira shënon nga pika e bardhë. (VIDEO)
60’ Penallti për Udinezen! Ebosele hyn në zonë dhe rrëzohet. Gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë duke pretenduar për një kontakt me Adli mes protestave të kuqezinjve. VAR-i konfirmon vendimin e fushës. (VIDEO)
48′ Përgjigjet nga ana tjetër Reijnders i cili del para portës, por pastaj gabon prekjen para Silvestrit duke çuar sferën jashtë. (VIDEO)
48′ Kabasele i shkon pranë golit të parë teksa pas një harkimi nga e majta gjuan por nuk gjen portën, duke i hequr topin Pereira i cili ishte në pozicion më të mirë. (VIDEO)
45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë, me tifozët e Milanit që vërshëllejnë skuadrën e tyre teksa del nga fusha.
38’ Florenci kontrollon në zonë një top në thellësi me një rrotullim, por pastaj nuk gjuan para Silvestrit. (VIDEO)
33’ Musah tenton edhe ai nga jashtë zonës, Silvestri ndalon me një grushtim të saktë. (VIDEO)
32’ Leao niset me shpejtësi drejt portës nga e majta, por gjuajtja e tij ndalet nga Perez i cili nuk e lejon që të gjejë katërkëndorin.
25’ Aksion i shpejtë i Kalabria i cili futet në qendër dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por gjen përgjigjen e SIlvestrit (VIDEO).
9’ Pereira shfaqet rrezikshëm në zonë dhe gjuan me një kthesë të shpejtë, por çon sferën mbi traversë. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “San Siro”.
FORMACIONET ZYRTARE
MILAN (4-4-2): Menja; Kalabria, Çau, Tomori, Florenci; Musah, Kruniç, Reijnders, Leao; Joviç, Zhiru
Trajner: S. Pioli
UDINEZE (3-5-2): Silvestri; Kabasele, Bizhol, Perez; Ebosele, Samarxhiç, Uollas, Pajero, Zemura; Pereira, Sëkses.
TRjaner: G. Çofi
PANORAMASPORT.AL