• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Araujo nderon “katalanasit” në “frymën e fundit”, Barça triumfon me vuajtje në transfertën “baske”

04/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Katalanasit” e Barcelona kanë arritur një fitore me shumë vuajtje, në javën e 12 të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, teksa arritën të triumfonin me një gol në “frymën e fundit”, në transfertën “baske” të Real Sociedad.

Goli i vetëm erdhi në sekondat e fundit të saj, teksa në minutën e 94’-t të sfidës, “kollosi” uruguajan i mbrojtjes, Ronald Araujo kërcen më lart se të tjerët, për të çuar me kokë në portë, një krosim perfekt të Ilkay Gundogan, duke i dhënë 3 pikët skuadrës së tij.

Megjithatë, për teknikun Xavi mund të thuhet se kishte edhe një “fitore” tjetër,  pasi në fushën e blertë pas dëmtimeve u kthyen “bomberi” polak, Robert Lewandowski, “fantazisti” i mesfushës, Pedri, si dhe anësori brazilian i sulmit, Raphinha mungesa këto tejet të rëndësishme për “blaugranat”.

Ndërkaq, përsa i përket klasifikimit në renditjen e përgjithshme, Barcelona ngjitet në vendin e 3-të të renditjes, me 27 pikë, 2 më shumë “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, ndërsa “baskët” e Real Sociedad mbesin në vendin e 6-të të renditjes, me 19 pikë, 1 më pak se Real Betis i vendit të 5-të. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN:

Next Post

Momente paniku, titullari i Interit mund të mungojë gjatë/ Inzagi: I doli kapaku i gjurit, mjekët ia rivunë në vend

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.