• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqiptari nga Kosova, Arijon Ibrahimoviç shkruan histori në Serie A

07/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollisti nga Kosova, Arijon Ibrahimoviç ka hyrë në histori të Serie A. Ai u bë lojtari i parë i lindur në vitin 2005 që realizon gol në ligën elitare italiane.

Kështu ka njoftuar gazetari sportiv italian, Giuseppe Pastore.

Me golin e shënuar mbrëmë në fitoren 2:1 ndaj Empolit, futbollisti i Frosinones, në pronësi të Bayern Munichut, e theu rekordin duke i pasuar lojtarët si Romero, Afena Gyan, Diallo, Pellegri e Kean, të cilët i kishin inauguruar vitet 2004, 2003, 2002, 2001 e 2000.

Trajneri Eusebio Di Francesco ia besoi pozitën e titullarit futbollistit të lindur dhe rritur në Gjermani pasi ai shënoi gol kundër Torinos në Kupën e Italisë.

Ibra ia shpagoi besimin trajnerit të tij me një paraqitje të shkëlqyeshme dhe me veprime vendimtare.

Një natë ëndrrash për talentin kosovar, i cili krahas golit, asistoi edhe për bashkëkombësin e tij, Marvin Çuni.

17-vjeçari i lindur në Nurbnerg i përfaqëson grupmoshat e reja të Gjermanisë.

Next Post

Ksavi pritet të bëjë rotacion, ja si pritet të rreshtohet Barcelona në transfertën me Shakhtarin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.