Tuesday, 19. May 2026
Sport

Takimi me Kardinalen, Ibra paralajmëron një surprizë në rrjetet sociale: Tik-Tak, Tik-Tak

GS 07/11/2023 1 Min. Lesezeit

Zlatan Ibrahimoviç vendosi të tërhiqej nga futbolli në fundin e sezonit të kaluar.

IBRA

Mbrëmë ai u takua me pronarin e Milanit, Xherri Kardinale ku doli i buzëqeshur si për të konfirmuar se gjithçka shkoi shumë mirë dhe se mund të rikthehet sërish në Milanelo.

Këtë e paralajmëron vetë Ibra nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke theksuar se shpejt do të ketë të reja.

“Tik-Tak, Tik-Tak”, një gjetje për të vërtetuar se është thjeshtë çështje kohë për të zyrtarizuar rolin e tij të ri te Milani.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: