Ndeshjet e Championsit që luhen këtë të martë janë shoqëruar me një sërë trazirash në vendet përkatëse.
Përplasje nuk ka pasur vetëm mes tifozëve të Milanit dhe PSG-së, por edhe mes atyre të Portos dhe Antverpit.
Më shumë se 300 tifozë të Antverp ishin në qendër të Portos dhe krijuan kaos duke shkaktuar shumë dëme materiale në dyqane.
Madje një pjesë e tyre raportohet se kanë hedhur objekte edhe në drejtim të shtëpive. Ndërkohë, autoritetet portugeze urdhëruan mbylljen e dyqaneve për t’i shpëtuar tërbimit të tifozëve. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL