Tuesday, 19. May 2026
Sport

Sancho me shumë gjasa largohet në janar, klubi e heq nga grupi i Whatsapp

GS 07/11/2023 1 Min. Lesezeit

Pas polemikave të fundit, ka një ndarje totale mes Mancehster United dhe Jadon Sancho. Talenti anglez prej disa javësh është vendosur në “cepin e klasës” nga trajneri Ten Hag, aq sa nuk mund të stërvitet me skuadrën dhe nuk mund të përdorë ambientet e klubit, përve1# atyre të dedikuara për akademinë.

Megjithatë, tani situata është përkeqësuar më shumë, pasi sipas mediave britanike, ish-lojtari i Dortmund është hequr edhe nga grupi i Whatsapp që klubi ka, aty ku komunikojnë trajneri, stafi teknik dhe klubi me lojtarët.

Ky është një veprim që e vërteton edhe më shumë faktin që Manchester United dëshiron të heqë dortë përfundimisht nga sulmuesi anglez dhe ta shesë atë diku tjetër gjatë merkatos së janarit./h.ll/abcnews.al

Teilen: