• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Kejn e Nojer fenomenalë”, Tuhel para duelit në Champions: Kimish është boshti i Bajernit

08/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fitorja e thellë e Bajernit me shifrat 0-4 në transfertën e Borusia Dortmundit ka rritur optimizmin në kampin e bavarezëve. Tomas Tuhel në pozitën e trajnerit dha deklaratën e radhës, teksa shoi njëherë e mirë aludimet rreth “përplasjeve” me Kimishin, duke theksuar se ai e shikon “regjisorin” gjerman si pjesë fondamentale.

tuhel

RËNDËSIA E KIMISHIT-“Joshua është lojtar absolutisht kyç dhe një pikë qendrore e ekipit tonë. Në planet e mia ai do të luajë pa diskutim sot. Kimish do të ketë mundësinë të shfryhet pas pezullimit në kampionat ndaj Gallatasarajit”.

FORMA E GRUPIT- ”Shpresoj se Upamekano dhe Gorecka mund të jenë sërish në formacion titullar. Reagimi i tyre rezultoi mjaft pozitiv ndaj Dortmundit, pres të njëjtën gjë edhe në Champions. Seanca e fundit përgatitore do të më japë më tepër qartësi. Ndoshta është pak herët që Guerreiro të zbresë në fushë. Synojmë ta kemi të gatshëm kundër Haidenhaimit në fundjavë”.

GOLAT E KEJNIT- “Herri duket sikur ka hedhur rrënjë menjëherë, ose di të përshtatet me çdo skuadër. Mënyra se si Kejn shënon golat është e shkëlqyer. Por mos u habisni, këtë gjë e ka bërë edhe me Tohenhemin, pra golat janë pjesë e pandarë në repertorin e sulmuesit anglez. Atlet dhe person fantastik”.

RIKTHIMI I NOJERIT- “Manueli ka demonstruar cilësi të jashtëzakonshme. Nuk ishim të sigurt nëse ai do të luante dy ndeshjet brenda javës, por e bëri më së miri. Padyshim se do të jetë sot në portën tonë si numri ‘1’. Shumë shpejt keni për të parë formën më të mirë prej Manuelit. Na fal qetësi dhe stabilitet në prapavijë. Madje ndihmon edhe shokët përreth të japin më të mirën. Bindja ime se kapiteni do të jetë në gjendje të demonstrojë aftësi të klasit botëror, kurrë s’është lëkundur”.

RIVALI- “Ndeshja e Stambollit na vuri shpesh në vështirësi. Presingu i Gallatasarajit ishte asfiksues përgjatë 70 minutave. Ata ma kujtojnë skuadrën e Atalantës vite më parë. Ne kemi nevojë për saktësi, lëvizje të koordinuara dhe formë fizike. Pres që ekipi të japë të njëjtën dëshirë e vullnet sikurse kundër Dortmundit”, përfundoi Tomas Tuhel.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mbrojtësi holandez shfaq lodhje muskulore

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.