Ish-portieri i Kosovës, Samir Ujkani në një intervistë për lajmi.net foli edhe për momentet më emocionuese në karrierën e tij, nga e cila u pensionua zyrtarisht ditë më parë.
Ujkani veçoi ndeshjen e parë miqësore të Kosovës kundër Haitit, e zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Ish “gardiani” përmendi disa momente që e karakterizuan atë ndeshje historike për “Dardanët”.
“Momenti më emocionues ishte ndeshja e parë miqësore kundër Haitit. Ajo ndeshje ishte ekstra për dallim nga tjerat. Ishte stresi, hera e parë në Kosovë. Ndeshja në Mitrovicë. Stadiumi ishte full. Populli jashtë stadiumit ishin fantastik. Atmosfera ka qenë fantastike. Kjo ishte ndeshja më emocionuese për mua” – tha Ujkani në intervistë për lajmi.net.
Ujkani pas pensionimit, u emërua në postin e zëvendësdrejtorit të Përfaqësueses së Kosovës.
Intervistën e plotë të realizuar nga lajmi.net mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/