Saturday, 17. October 2026
Sport

Dita e 5-të e protestës, tensione para Ministrisë së Arsimit mes protestuesve dhe policisë

GS 17/10/2026 2 Min. Lesezeit

Protesta studentore ka hyrë sot në ditën e pestë, teksa nxënës e studentë janë mbledhur në orën 11:00 para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Pas rreth dy orësh, protesta ka nisur të tensionohet dhe studentët iu kanë vënë zjarrin kazanëve të mbeturinave dhe kanë qëlluar me gurë drejt policisë. Nga ana tjetër policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë. Situata vijon e tensionuar.

Protesta e sotme është njoftuar si një tubim gjithëpërfshirës kombëtar, ku përveç studentëve dhe gjimnazistëve, pritet të marrin pjesë edhe qytetarë dhe përfaqësues të ndryshëm nga diaspora.

Sipas gazetares Keti Toroveci, protestuesit shkulën kangjellat e trotuarit pranë godinës së ministrisë dhe i vendosin në mes të rrugës.

Sipas raportimit të gazetares, situata është tensionuar pas mesditës, pasi disa kosha mbeturinash janë përfshirë nga flakët. Në përgjigje, policia ka ndërhyrë me makinat ujëhedhëse për të larguar koshat nga rruga dhe për të shpërndarë protestuesit.

Gjatë ndërhyrjes, protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të forcave të rendit. Sipas gazetares, pak minuta më parë ndaj policisë janë hedhur edhe bomba molotov.

Përballë përshkallëzimit të situatës, makinat ujëhedhëse kanë ndërhyrë duke spostuar protestuesit drejt zonës së qendrës.

Gazetarja Toroveci raportoi se situata ka qenë e tensionuar, ndërsa policia ka ndërhyrë në mbrojtje të institucioneve.

“Pas mesditës situata ka qenë e tensionuar pasi i është vënë flaka koshave të mbeturinave policia ka ndërhyrë me makina ujehedhësë dhe ka ndërhyrë për të spostuar kosha nga rruga dhe në këtë moment protestuesit kanë nisur aktet e dhunës duke goditur me gurë dhe sende të forta dhe pak minuta më parë kanë goditur forcat e policisë edhe me molotov. Situata ka qenë e tensionuar në ato momente dhe kanë vepruar makinat ujëhedhësi dhe kanë spostuar protestuesit në pjesën e qendrës. Ka pasur akte dhune dhe policia ka reaguar në mbrojtje të institucioneve”, u shpreh gazetarja.

/rtsh.al/

Teilen: