• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Al Hilal e largon nga skuadra Neymarin

10/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Neymar po kalon një nga momentet më të këqija të karrierës së tij. Braziliani kishte mundësi të rikthehej te Barça këtë verë, por në fund vendosi t’i hynte aventurës në futbollin saudit.

Edhe pse zbarkoi në Arabi për t’u bërë një nga “yjet” e kampionatit, ky rrugëtim është kthyer në një makth për të.

Më 18 tetor, gjatë ndeshjes ndërmjet Uruguait dhe Brazilit, Neymar pësoi një çarje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe meniskut në gjurin e majtë. Një dëmtim tjetër i rëndë që do ta detyrojë t’i thotë lamtumirë pjesës së mbetur të sezonit.

Sipas medias saudite “Arriyadiyah”, Al Hilal ka vendosur që të pezullojë përkohësisht regjistrimin e lojtarit brazilian në skuadër.

Jorge Jesús dëshiron të shtojë një mbrojtës të majtë këtë merkato dimërore dhe meqenëse kuota e lojtarëve të huaj është e mbushur, Neymar nuk do të jetë pjesë e skuadrës derisa të rikuperohet nga dëmtimi.

Liga Arabe lejon tetë vende për lojtarët josauditë dhe duke pasur parasysh nevojën për të përforcuar krahun e majtë, Neymar do të jetë ai që sakrifikohet.

Next Post

Askush si ai, Ançeloti parakalon Fergusonin dhe bën historinë në Ligën e Kampionëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.