• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

U lirua nga rrëmbyesit, babai i futbollistit të Liverpulit rrëfen dramën: Ishte shumë e vështirë, gati 12 ditë pa gjumë

10/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e djeshme mori fund edhe drama për futbollistin e Liverpulit, Luis Diaz, pasi babai i tij u lirua 12 ditë pas rrëmbimit.  

luiz diaz babai

Luis Manuel Diaz u dorëzua në duart e një “Komisioni Humanitar” të përbërë nga Kisha Katolike dhe OKB-ja të enjten pasdite pas ditëve negociata me pengmarrësit.  

Mediat lokale raportuan se 58-vjeçari ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe pas kontrolleve mjekësore ai iu bashkua familjes. Manuel Diaz u mor peng bashkë me gruan e tij, ndërsa ndaluan për të blerë shalqi në një pikë karburanti më 28 tetor. 

 Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN), grupi gueril antiqeveritar i Kolumbisë, fshihej pas pengmarrjes. Por ndërsa nëna e futbollistit të Liverpulit u lirua brenda së njëjtës ditë, kalvari i babait të tij zgjati për 12 ditë me radhë. 

Ndërkohë në një konferencë për media, Luis Manuel zbuloi se ai u trajtua mirë nga rrëmbyesit e tij, të cilët e mbajtën në një vend malor që ai besonte se ishte afër kufirit me Venezuelën. 

“Ishte shumë e vështirë, gati 12 ditë pa gjumë. Edhe pse trajtimi ishte i mirë, nuk ndihesha rehat, më mungonin gjërat, fëmijët e mi, qyteti im, miqtë e mi. Aspiratat e mia janë të vazhdoj të jetoj në qytetin tim, sepse kam të gjithë familjen atje.

Qeveria më ka dhënë një mbështetje mbresëlënëse  dhe të madhe. Unë kam besim se tashmë do të jem i sigurt në Barrancas”, tha ndër të tjera, babai i futbollistit të Liverpulit.  

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sassuolo e Bajramit ndalet nga Salernitana

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.