Friday, 16. October 2026
Sport

Protestat e dhunshëm në vend, Ziu: 127 të arrestuar në Tiranë, 244 nën hetim, 120 efektivë policie të dëmtuar

GS 16/10/2026 2 Min. Lesezeit

Kreu i Departamentit të Sigurisë, Dhimitraq Ziu, ka bërë publike të dhënat mbi masat e marra nga Policia pas protestave të ditëve të fundit, të cilat janë shoqëruar me akte dhune, përplasje me efektivët dhe dëmtime të pronës publike e private.

Sipas Ziut, në Tiranë janë arrestuar 127 shtetas, ndërsa 244 persona po procedohen penalisht për kundërshtim dhe dhunë ndaj punonjësve të Policisë, si dhe për shkatërrim të pronës publike dhe private.

Ai bëri të ditur se grupet hetimore janë ngritur për të analizuar në mënyrë profesionale provat materiale dhe pamjet filmike, me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjeve dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Sa i përket situatës në rrethe, Ziu bëri me dije se në Durrës janë arrestuar 23 persona, ndërsa 12 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë për kundërshtim dhe dhunë ndaj efektivëve, si dhe për shkatërrim prone.

Në Korçë janë arrestuar 2 persona, ndërsa 27 të tjerë janë vënë nën hetim për të njëjtat akuza.

Ndërkohë, në Vlorë po hetohen 20 shtetas për pengim të zhvillimit të procesit mësimor dhe pengim të punës së Policisë.

Në Shkodër janë regjistruar në hetim 9 persona, në Elbasan 6 persona, ndërsa në Kukës po hetohen 10 shtetas.

Sipas të dhënave të bëra publike nga kreu i Departamentit të Sigurisë, si pasojë e akteve të dhunës në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Kukës, janë dëmtuar gjithsej 120 punonjës të policisë.

Autoritetet vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të incidenteve, analizimin e provave dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore për personat e dyshuar si të përfshirë në aktet e dhunës.

Teilen: