Policia e Tiranës ka arrestuar 56 persona dhe ka nisur procedimin penal për 97 të tjerë pas akteve të dhunshme gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet.
Sipas policisë, gjatë tubimit janë dëmtuar institucione shtetërore, biznese, banka dhe prona publike e private, ndërsa janë djegur edhe automjete të policisë. Gjatë protestës disa pjesëmarrës kanë hedhur gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe godinave të institucioneve shtetërore.
Sipas policisë, efektivët janë kundërshtuar dhe goditur me sende të forta teksa ushtronin detyrën dhe si pasojë, 24 punonjës policie kanë pësuar dëmtime dhe kanë marrë ndihmë mjekësore.
Për dhunën në protesta janë arrestuar 56 shtetas, ndërsa për 97 të tjerë ka nisur procedimi penal, të dyshuar për përfshirje në veprimet e kundërligjshme gjatë tubimit. Mes personave të arrestuar janë edhe 16 të mitur, të moshave 15 deri në 17 vjeç.
U arrestuan shtetasit: N. V., 23 vjeç; L. A., 24 vjeç; E. M., 32 vjeç; D. T., 21 vjeç; E. N., 21 vjeç; Xh. K., 22 vjeç; E. Sh., 22 vjeç; M. N., 21 vjeç; H. D., 22 vjeç; F. D., 32 vjeç; L. M., 37 vjeç; E. D., 22 vjeç; I. K., 20 vjeç; E. D., 25 vjeç; E. Q., 20 vjeç; S. D., 24 vjeç; F. M., 25 vjeç; I. G., 36 vjeç; Xh. K., 22 vjeç; M. K., 20 vjeç; K. K 39 vjeç, P. K., 21 vjeç; F. T., 18 vjeç; L. V., 32 vjeç; A. S., 19 vjeç; M. A., 32 vjeç; R. Ç., 19 vjeç; I. D., 26 vjeç; B. B., 19 vjeç; E. M., 20 vjeç; A. L., 22 vjeç; F. Gj., 21 vjeç; K. G., 20 vjeç; P. G., 23 vjeç; Z. S., 43 vjeç; L. C., 22 vjeç; E. P., 18 vjeç; D. Sh., 19 vjeç; A. B., 20 vjeç; G. M., 29 vjeç si dhe 16 shtetas të mitur të moshave 15-17 vjeç.
Policia e Tiranës njofton se veprimet hetimore vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura gjatë protestës, identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në aktet e dhunës dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
/rtsh.al/