Tuesday, 19. May 2026
Sport

Panik në Shqipëri, lojtari bie pa ndjenja në fushë

GS 11/11/2023 1 Min. Lesezeit

Një moment shqetësues ka ndodhur në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit që po luhet në Rrogozhinë.

Një nga lojtarët Egnatias është rrëzuar në fushë pa ndjenja në minutën e 24-të.

Raphael Dwamena po ashtu ka  pasur probleme me zemrën në të kaluarën dhe kjo gjë ka trembur edhe më shumë të pranishmit.

E menjëhershme ndërhyrja e stafit mjekësor teksa futbollistët e të dyja skuadrave e rrethuan sulmuesit në mënyrë që pamjet e rënda të mos transmetoheshin.

Ambulanca e transportoi lojtarin në spital teksa të gjithë shpresojnë më të mirë për Dwamenën. /Lajmi.net/

Teilen: