Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Kosovës në ndeshjen kundër Izraelit.
Rrahmani madje është duke luajtur kundër Empolit në Serie A, shkruan lajmi.net.
Ai ka vendosur që nëpërmjet rrjetave sociale ta promovoj ndeshjen e skuadrës së tij, duke e “harruar” Kosovën.
Napoli është duke barazuar pa gola ndaj Empolit të Etrit Berishës.
Kosova pret Izraelin me fillim nga ora 20:45.
Kur i kanë mbetur edhe tre ndeshje për të përfunduar këtë fushatë eliminatore, Kosova mban vendin e katërt me shtatë pikë dhe shanse minimale kualifikimi.
Izraeli është një pozitë më lartë me 11 pikë, por ka edhe një ndeshje më pakë të zhvilluar se Kosova. /Lajmi.net/