Suksesi i “lodhur” me shifrat 2-1 karshi Alavesh është analizuar edhe nga “regjizori” i Barçës, Pedri, i cili është shprehur optimist rreth performancës së ekipit në pjesë e dytë, pa lënë në plan të dytë interpretimin e kundërshtarit.
“Takimi vërtetë i komplikuar ndaj një kundërshtari tepër të vështirë. Pjesa e dytë na bëri më të kthjellët në manovrat e grupit. Kishim shanse dhe organizoheshim më mirë me topa nga mbrapa. Përgjatë 45’ minutave të para na mungojë ritmi dhe lakmia përpara portës mike. Gjithsesi e rëndësishme fitorja dhe pikët, pas kësaj periudhe të trazuar. Përmirësimi mbetet evident, shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë në planin përgatitor deri në testin e radhës”, përfundojë Pedri.
Barcelona gjatë këtij sezoni ka vuajtur lëndimet në masë, aty ku edhe mesfushori në fjalë nuk i ka munguar listës.
PANORAMASPORT.AL