• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Presidenti Perez kundër Ligës dhe UEFA-s: Po na vjedhin

13/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Pérez ka bërë një diskutim të fortë në mbledhjen e ortakëve, duke sulmuar ata që ai i konsideron tani si dy armiqtë e mëdhenj të klubit, Ligës spanjolle dhe UEFA-s, me të cilën ai është në gjyq për çështjen e Super Ligës Europiane.

perez

PA MËSHIRË ME LIGËN – Perez ka qenë shumë i ashpër me Ligën dhe presidentin e saj, Havier Tebas. “La Liga dhe veprimet e saj të fundit kundër Madridit janë të një ashpërsie të tillë saqë ata kërkojnë të sulmojnë asetet personale të klubit. Ne kemi 100,000 anëtarë dhe po vuajmë. Ata kanë provuar gjithçka. Ata duan të marrin paratë e Realit të Madridit. La Liga kontaktoi një lob për të shpronësuar asetet e Madridit dhe për t’ia dhënë La Ligës. Dua të falënderoj partitë politike, kryesisht dy më të mëdhatë, që na kuptuan dhe nuk na mbështesin. La Liga po përpiqet dita-ditës të marrë paratë tona, paratë e anëtarëve tanë”, ka deklaruar Perez.

Kritika UEFA-s – Por Perez nuk ka kursyer as UEFA-n. “Super Liga Europiane ka vuajtur nga fushata të vazhdueshme manipulimi. Objektivi i tyre i vetëm është të forcojnë futbollin europian… dhe pa privilegje apo përjashtimet bazuar në meritokraci. Vitin e ardhshëm Champions League ndryshon, drejt një formati të pazakontë, absurd, pa kuptim futbollistik. Pa ndeshje vajtjeardhje dhe me më shumë ndeshje. Absurde!”.

REAGIMI – La Liga ka publikuar një deklaratë prej katër faqesh, ku në tetë pika shpreh mospajtimin e saj me deklaratat e presidentit të Realit të Madridit, duke i cilësuar ato “deklarata serioze, të mbushura me gënjeshtra dhe të pabaza”. Por presidenti i Ligës, Tebas ka reaguar dhe personalisht. “Dëgjoj fjalimin e Florentino Pérez, ku veç faktit se përsërit të njëjtën gjë vit pas viti, shton gënjeshtra shumë të rënda për La Ligën, gënjeshtra për transparencën e institucionit, gënjeshtra për të drejtat televizive… Ai dëshiron që gjithçka të rrotullohet rreth asaj që ai mendon”, ka shkruar Tebas.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Legjionarët” nisin stërvitjen e parë, mungojnë 5 lojtarë, Asllani punon individualisht

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.