Monday, 18. May 2026
Sport

Zyrtare: Bashkimi transferon letonezin Hazners

GS 13/11/2023 1 Min. Lesezeit

KB Bashkimi ka transferuar letonezin Eduard Hazners.

Klubi prizrenas në faqen në Facebook ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me Haznersin.

“Me qëllim të ngritjes së nivelit të performancës së klubit, ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me lojtarin Eduards Hāzners nga shteti i Letonisë. Lojtari në fjalë ka përvojë në liga të ndryshme Europiane si: Letoni, Lituani, Estoni dhe Francë, gjithashtu ka përfaqësuar shtetin e Latvisë për gjeneratat U18 dhe U20”, ka njoftuar Bashkimi.

Bashkimi është një ndër kubet më të organizuara në Kosovë. /Lajmi.net/

Teilen: