• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Piketat e Juves për merkaton e janarit. Filips dhe Keli, bardhezinjtë për pazar në Angli

13/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventusi është i detyruar që të marrë masat në merkaton e janarit, sidomos për të përforcuar repartin e mesfushës, pas dënimeve të Pol Pogbasë për doping dhe Nikolo Faxholit për bastvënie. Dhe mes shumë emrave që përmenden objektivi i ri dhe mesa duket i vënë në shinat e duhura duket Kalvin Filips i Mançester Sitit.

FILIPS

Lojtari i blerë me shumë bujë nga Lids, por që asnjëherë nuk gjeti hapësirë dhe besimin e Pep Guardiolës do të përfundojë në huazim në janar, siç pranoi të shtunën vetë tekniku dhe Juventusi duket pranë akordit me “Qytetarët” dhe vetë futbollistin. Madje, në janar për “Zonjën e Vjetër” pritet një muaj anglez, duke qenë se edhe zëvendësuesi i Aleks Sandros luan gjithashtu në Premier Ligë.

Bëhet fjalë për Lloid Kelin, 25- vjeçarin që aktivizohet në radhët e Bornmëthit. Këta të fundit janë të detyruar që ta shesin në dimër mbrojtësin e tyre, duke qenë se në verë i skadon kontrata dhe Bornmëth nuk ka ndërmend që ta humbë më parametër zero Kelin.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Inter i vendos çmimin Barellas

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.