Thursday, 26. March 2026
Sport

Sessoms është shpallur lojtari më i mirë për xhiron e shtatë në Superligën e Kosovës në basketboll

GS 13/11/2023 1 Min. Lesezeit

Fundori i Vëllaznimit, amerikani Samuel Sessoms është shpallur lojtari më i mirë për xhiron e shtatë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Sessoms e ka fituar çmimin “MVP i Javës”, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), të hënën, shkruan lajmi.net.

Amerikani pati paraqitje fantastike në ndeshjen ndaj Pejës, të cilën Vëllaznimi e fitoi me shifrat 100:99 për t’ia shkaktuar humbjen e parë kampiones në fuqi këtë edicion.

Ai ndeshjen e mbylli me 20 pikë, 8 kërcime e 8 asistime për ta udhëhequr Vëllaznimin drejt fitores së katërt rresht.

Sessoms, po ashtu është përfshirë është në pesëshën më të mirë të xhiros së shtatë.

Pjesë e pesëshes më të mirë, ishin edhe Jalen Ray (Vëllaznimi), Drilon Hajrizi (Trepça), Shaheed Davis (S. Prishtina) e Gëzim Morina (G.E. Ylli). /Lajmi.net/

Teilen: