Monday, 18. May 2026
Sport

Fishkëllimat kundër lojës së skuadrës, tifozët e Barçës dalin “jashtë kontrollit”

GS 13/11/2023 1 Min. Lesezeit

Barcelona iu nevojitën minutat e fundit për të përmbysur golin e Alavesh që në sekondat e para, e cila mori nota e një “ndrydhjen” në kampin e Barçës. Golat e Levandovskit në pjesën e dytë i nxorën nga situata e vështirë.

barca tifo

38.183 tifozët që mban kapaciteti Olimpik ku janë zhvendosur katalanasit, “Estadi Olímpic de Montjuïc”, nuk u kursyen ndaj lojës së përgjumur nga ekipi i Ksavi Hernandez. Madje fishkëllimat oshtinin, element mospajtimi karshi tempit të vendase ndaj një kundërshtari inferior në pretendime dhe kontigjent.

Duket se momentet e vështira në grupit e kampionëve të La Ligës ende “ziejnë”, pavarësisht fitores së vuajtur. Skena të tilla u demostruan edhe në fragmente të caktuara nga pjesa e parë, ndonëse jo në masë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: