Monday, 18. May 2026
Sport

Messi zgjidhet lojtari i vitit tek Inter Miami

GS 13/11/2023 1 Min. Lesezeit

Lionel Messi është zgjedhur lojtari i vitit në Inter Miami.

Falë tij skuadra arriti të merrte Kupën e Ligës dhe të kualifikohej në Kupën Open US (por humbi kundër Hjuston për shkak të mungesës së Mesit).

Ylli argjentinas nuk ishte në gjendje të sillte skuadrën e Floridës në play-offin e MLS.

Klubi i drejtuar nga David Beckham njoftoi se numri 10 është zgjedhur lojtari i vitit 2023.

Në 14 ndeshje ai shënoi 11 gola dhe 8 asistime, duke u bërë shpejt një pikë referimi e rëndësishme për të gjithë.

Ndërkohë golashënuesi më i mirë historik i Inter Majemit me 29 gola të shënuar është Gonzalo Higuan, por që Mesi synon ta thyejë rekordin e bashkëkombësit të tij në vitin 2024. /Lajmi.net/

 

Teilen: