Monday, 18. May 2026
Sport

Mbappe “adreson” sërish të ardhmen

GS 14/11/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, edhe njëherë e ka “adresuar” situatën e tij rreth së ardhmes që e pret.

Ai është përfolur së tepërmi për një transferim te Real Madridi mirëpo saga e tij po vazhdon edhe sivjet pa një rehati për të, për klubin e tij aktual dhe për secilin klub që po e dëshiron.

“A e kam zgjidhur punën lidhur me verën time? Gjëja më e rëndësishme që është që të luaj futboll, e ju mediat e bëni pjesën tjetër mirë”, ka thënë Mbappe për Prime Video.

“Nuk dua që të flas për këtë dhe t’i shtoj benzinë zjarrit. Mendoj që tashmë po flitet shumë”.

Teilen: