Monday, 18. May 2026
Sport

Ekip kroat shënoi golin e parë pas dy vitesh e gjysmë – aktualisht diferenca e golave ​​është 1:102

GS 14/11/2023 1 Min. Lesezeit

Ka skuadra që gëzohen vetëm kur shënojnë të paktën një gol në një ndeshje futbolli.

Por, situata është e ndryshme me klubin kroat Polet nga Kroacia, skuadër që garon në Ligën e Tretë.

Për ta rezultati është i parëndësishëm dhe e rëndësishme është argëtimi, shkruan “indeks.hr”, përcjell lajmi.net..

Kjo skuadër ka shënuar gol pas dy viteve e gjysmë në xhiron e 12-të ndaj Prigorjes nga Sveti Petar Orehovac.

Ky ekip humbi me rezultat 13:1.

Është interesant fakti se ky ishte goli i parë për Polet që nga 22 maji 2021. /Lajmi.net/

Teilen: