• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Luiza Gega sërish kampione Ballkani, triumfon edhe në Krosin Ballkanik

14/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një kampione si Luiza Gega nuk mund të kënaqet dhe është pikërisht kjo ambicie që e ka ngjitur kaq lart, ndërsa tashmë mori një titull që i mungonte.

Pasi u shpall kampione e Evropës për femra dhe si skuadër me Shqipërinë, pasi doli dy herë kampione e Mesdheut dhe pasi fitoi numër rekord medaljesh të arta në pistat ballkanike dhe kontinentale, ajo triumfoi në garën e krosit në Ballkan.

Ajo zuri vendin e parë me kohën 27’16, pasi përshkoi 8 000 metra itinerar kodrinor.

Aq i madh ishte dominimi i Gegës saqë atletja bullgare, Debora Avramova që zuri vendin e dytë, mbeti 29 sekonda prapa.

E treta doli përfaqësuesja e Turqisë, Bahar Atalai me kohën 27’56”.

Kampionia shqiptare ka provuar kohët e fundit gara në rrugë, siç janë 5 000 metra apo edhe ato të gjysmë maratonës, ndërsa tashmë triumfoi edhe në Krosin Ballkanik.

Gjithsesi, objektivi i saj kryesor është të luftojë për medalje në Lojërat Olimpike në Paris vitin e ardhshëm.

 

 

 

Next Post

Alves rrezikon dënimin e rëndë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.