• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vedat Muriqi përfundon kampanjën kualifikuese me Kosovën, shkak lëndimi ndaj Izraelit

14/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi Vedat Muriqi do t’i mungojë Kosovës në dy ndeshjet tjera kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Kosovës me anë të njoftimit të publikuar në uebfaqen e tyre, shkruan lajmi.net.

Vedat Muriqi u lëndua në ndeshjen e fundit, kundër Izraelit, e zhvilluar të dielën e kaluar, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sulmuesi i Mallorcas u detyrua ta linte fushën pas lëndimit, ndërkaq teksa u largua nga fusha, iu nevojit edhe ndihma e stafit mjekësor.

“Përfaqësueses në grumbullim iu kanë bashkuar edhe Florent Hadërgjonaj dhe Mërgim Vojvoda, të cilët munguan në ndeshjen e parë, derisa në stërvitje ka munguar Vedat Muriqi, i cili është lënduar në pjesën e dytë kundër Izraelit dhe tashmë pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se do t’i humbasë dy ndeshjet e fundit të kësaj fushate kualifikuese” – thuhet ndër tjerash në njoftimin e FFK-së.

Dardanët përballen me Zvicrën më 18 nëntor në Bazel, ndërkaq tri ditë më vonë luajnë në shtëpi kundër Bjellorusisë./Lajmi.net/

Next Post

Kur do të hidhet shorti i Euro 2024?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.