Monday, 18. May 2026
Sport

Italianët i druhen Maqedonisë së Veriut

GS 14/11/2023 1 Min. Lesezeit

Në prag të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut, që luhet të premten në Romë, sot stërviten në Coverciano, Jorginho i rikthyeri në kombëtare ka folur para kësaj sfide.

Italianët i druhen Maqedonisë së Veriut

“Pres një Maqedoni të mbyllur, kompakte që do të tentojë të kërcënojë portën tonë me kundërsulme.

Është e qartë se do të duhet të organizohemi, të sulmojmë, të shënojmë në kohë.

Në dy ndeshjet e fundit Maqedonia na dha dy gola nga dy goditje, këtë nuk duhet ta lejojmë tani”, tha futbollisti Jorginho.

Teilen: