• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga Alvaro Rekoba e Stankoviç te Dimarko, sa perla zikaltër nga distanca

14/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 

Interi nuk është i panjohur me golat spektakolarë dhe ai i Federiko Dimarkos ishte i fundit në shtëpinë zikaltër, që ka parë Dejan Stankoviçin dhe Alvaro Rekobën të shkundin rrjetat kundërshtare nga distanca të largëta.

DIMARKO

STANKOVIÇ KUNDËR SHALKE 04

– Më 5 prill 2011, Dejan Stankoviç shënoi një gol të çmendur pothuajse nga mesfusha në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampioneve kundër Shalkes. Serbi shënoi 26 sekonda nga nisja e ndeshjes, pasi Manuel Nojer, atëherë portieri i Shalkes kishte larguar me kokë një top të mbërritur nga Kambiaso. Goli i Stankoviçit mbahet mend si një nga më të bukurit e shënuar ndonjëherë në këtë kompeticion, por nuk i shërbeu Interit, që humbi bujshëm në shtëpi 5-2 dhe u eliminua pas ndeshjes së kthimit.

STANKOVIÇ KUNDËR XHENOAS

– Dy vjet më parë se ai ndaj Shalkes, më 17 tetor, Dejan Stankoviç, në minutën e 49-të të XhenoaInter (që përfundoi 0-5), shënoi nga mesfusha pas një largimi të gabuar nga Amelia. Ishte një gol i çmendur nga një distancë 54 metra, një goditje që shërbeu për rezultatin e përkohshëm 0-3.

REKOBA KUNDËR EMPOLIT

– Në sezonin e tij të parë (1997-98) tek Interi, Alvaro Rekoba shënoi 3 gola në 8 ndeshje. Në ndeshjen e parë ka një pritje të madhe për Ronaldon, por ai do të ishte protagonisti. Breshia kalon në avantazh në “San Siro” dhe në pjesën e dytë Interi përmbys rezultatin me dy golat nga distanca të Rekobës. Goli i tretë personal për Rekobën do të vinte ndaj Empolit dhe është më spektakolar, një goditje e mrekullueshme nga krahu i majtë pak përtej vijës së mesfushës. Është 25 janari 1998, java e fundit e fazës së parë dhe ndeshja përfundon 1-1.

DIMARKO KUNDËR FROZINONES

– Nga e majta, ashtu si Rekoba do të vinte edhe goli i Federiko Dimarkos. Kryevepra e italianit hyri në listën e golave më të bukur të parë ndonjëherë me fanellën e Interit, një goditje prej 56.08 metrash që shtangu portierin Turati dhe ngriti peshë gjithë “San Siro”-n, në një ndeshje që përfundoi 2-0.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

U hodhën në fushë për Donnarumma, paratë falso shiten online

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.