Monday, 18. May 2026
Sport

Kombëtarja italiane/ Mungojnë djemtë e “zonjës së vjetër”, Spaleti: Të ecim me frikën

GS 14/11/2023 1 Min. Lesezeit

Italia ka nisur dje përgatitjet për sfidat e radhës dhe të fundit eliminatore ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, të cilat vlejnë biletën për në “Euro 2024”. “Axurrëve” do t’i mjaftonte që të fitonin duelin direkt me Ukrainën për të qenë të kualifikuar, por ndërkohë trajneri Spaleti duhet të bëjë edhe llogaritë me mungesat në ditën e parë.

Spalletti-20

Pas Lokatelit, edhe juventinët e tjerë, Ken, Kieza e Kambiaso nuk kanë marrë pjesë në stërvitjen e parë, prej disa shqetësimeve fizike, por me përjashtim të Lokatelit që la grumbullimin, të tjerët pritet t’i bashkohen sot grupit:

“Të ecim përkrah me frikën. Ta bëjmë atë shokun tonë dhe stimuluesin më të mirë, pasi vetëm kështu mund të shkojmë në Europian”, ishte kryefjala e Spaletit në grumbullim.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: