Lidhjet e Roman Abramoviç me presidentin rus Vladimir Putin bëhen gjithmonë e më të dukshme. Në një investigim që është bërë së fundmi nga BBC, janë zbuluar dokumentet që tregojnë se jo vetëm ata kanë marrëdhëniet miqësore, por edhe se oligarku e ka paguar atë nëpërmjet personave të ndërmjetëm.
Dokumentet e zbuluara kanë treguar për një marrëveshje të vitit 2010, ku Abramoviç i kaloi nëpërmjet kompanive me bazë në Qipro, personave të afërt me Putin që shërbejnë si “portofolat financiarë” të tij, një shumë prej 40 milionë dollarësh.
Kjo vërteton për herë të parë lidhjen direkte financiare mes Abramoviç dhe Putin, duke hedhur poshtë pretendimet e ish-pronarit të Çelsit se sanksionet e vendosura kundër tij pas fillimit të luftës në Ukrainë ishin të padrejta dhe se kërkonte që të pastrohej imazhi i tij.
PANORAMASPORT.AL