Monday, 18. May 2026
Sport

De Gea i interesuar për të blerë ekipin spanjoll!

GS 15/11/2023 1 Min. Lesezeit

David De Gea po mendon të blejë klubin spanjoll, Eldense, që pas 58 vitesh garon në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Informacioni raportohet nga Onda Cero, i cili thotë se portieri, i cili ka mbetur pa klub që nga largimi nga Manchester United, ka qenë së fundmi në Elda për t’u takuar me Pascual Pérez, pronar dhe president aktual i Eldense.

Në shtator, Pascual Pérez njoftoi se ishte i interesuar të shiste ekipin spanjoll.

/GazetaBlic Sport

 

Teilen: