Pas një fillimsezoni të shkëlqyer nga Teo Hernandez, bashkë me pjesën tjetër të skuadrës nuk po kalon një moment të mirë.
Milani ka marrë vetëm dy pikë në katër ndeshjet e fundit në kampionat, teksa francezi, tashmë i zënë me Francën për kualifikueset e “Euro 2024”, është intervistuar nga “Telefoot”.
Si ndiheni te Milani?
Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe punoj çdo ditë për të bërë histori me Milanin. Vërtetë në javët e fundit disa gjëra nuk kanë shkuar siç do të kishim dashur, por jam i bindur se i kemi cilësitë për të bërë më mirë.
Si e gjykoni perdiudhën tuaj milaniste?
Jam zv/kapiten dhe shumë krenar që jam lider, tani më duhet të vazhdoj kështu, duhet të punoj çdo ditë për të vazhduar me Milanin në nivelet më të larta. Nuk është e lehtë dhe ka konkurrencë, megjithatë profesionizmi i ka këto.
Sa jeni rritur që kur u larguat nga Spanja?
Që kur jam bërë me djalë kam ndryshuar shumë në jetë, në futboll dhe në çdo gjë tjetër jam shumë normal. Familja më ka bërë më të pjekur dhe përvoja gjithashtu ndikon.
Mos ju mungojnë motivimet?
Ne duhej të merrnim gjërat pozitive nga ndeshja e PSGsë. Qasja me Leçen ishte e drejtë, si një ekip i pjekur. Duke pasur parasysh cilësitë tona, ne nuk duhet të nxitohemi aq shumë, sepse kundërshtarët mund të na shënojnë. Duhej të qëndronim një ekip dhe nuk e bëmë.
Distanca në renditje me kreun po zgjerohet?
Duhet të përmirësohemi, në disa situata u penalizuam nga rezultati, si për shembull në Leçe dhe në Napoli patëm dy avantazhe dhe morëm dy barazime. Duhet të jemi më të fokusuar për të gjithë 95 minutat, përndryshe kampionati do të vështirësohet.
PANORAMASPORT.AL