Monday, 18. May 2026
Sport

Një ditë pas funeralit, Sër Bobi Çarltonit i shitet fanella për shifrën e “çmendur”

GS 15/11/2023 1 Min. Lesezeit

Fanella e Anglisë e Sër Bobi Çarltonit që veshi në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 1966, është shitur për 59.000 paund në një ankand 24 orë pas funeralit të legjendës.

sdgg

Fanella doli në shitje me një çmim fillestar prej 45.000 paundësh, por u shit 59.040 £ në shtëpinë e ankandit “Hansons Auctioneers”.

Ish-sulmuesi i Junajtidit, i cili u përcoll për në banesën e fundit të hënën pasi u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare, shënoi dy gola para 94,000 tifozëve në “Wembley” kundër Portugalisë, për të vulosur biletën e Anglisë në finalen e Botërorit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: