Trajneri më i suksesshëm për vitin 2023 sipas “Tuttomercato”, nuk është as Pep Guardiola dhe as Karlo Ançeloti, por Luis Kastro.
Trajneri aktual i Al Nasr dhe në fillim të vitit te Botafogo ka grumbulluar 46 fitore ne 64 ndeshje. Ai ka fituar Kupën e Kampionëve për klubet në Arabinë Saudite dhe Al Nasr është në vendin e dytë në kampionat. Ndërkohë Ançeloti renditet në vendin e 8-të.
Renditja
1. Luis Kastro (Botafogo dhe Al Nasr) – 46 fitore në 64 ndeshje
2. Marselo Koler (Al Ahli) – 40 fitore në 52 ndeshje
3. Pep Guardiola (Man. Siti) – 40 fitore në 55 ndeshje
4. Abel Ferreira ( Palmeiras) – 39 fitore në 66 ndeshje
4. Enderson Moreira (Sport) – 39 fitore në 66 ndeshje
6. Huan Pablo Vojvoda (Fortaleza) – 38 fitore në 72 ndeshje
7. Horge Hesus (Fenerbahce dhe Al Hilal) – 37 fitore në 51 ndeshje
8. Karlo Ançeloti (Real Madrid) – 37 fitore në 54 ndeshje
PANORAMASPORT.AL