Thursday, 15. October 2026
Sport

Shtrohen te Trauma 2 efektivë policie dhe 4 protestues. Paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore

GS 15/10/2026 2 Min. Lesezeit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur përditësimin mbi gjendjen e punonjësve të policisë dhe protestuesve të lënduar në protestë. Kështu në Spitalin Universitar të Traumës aktualisht janë nën kujdesin mjekësor dy efektivë të Policisë së Shtetit.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se efektivi me inicialet D.K. është shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë për monitorim të mëtejshëm.

Mjekët shpjegojnë se ai paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkaq, efektivi me inicialet F.R., i ardhur nga Shkodra, po i nënshtrohet aktualisht një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në kokë.

Sa i përket protestueve, bëhet e ditur se 4 prej tyre ndodhen nën kujdesin mjekësor dhe paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore.

“Gjithashtu, katër protestues janë nën kujdesin mjekësor dhe paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas informacioneve paraprake, protestuesja me inicialet E.P. aktualisht ndodhet nën monitorim intensiv. Ajo paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është e vetëdijshme”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në Spitalin Universitar të Traumës janë nën kujdesin mjekësor dy efektivë policie. Efektivi me inicialet D.K. është shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë për monitorim të mëtejshëm dhe paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.

Efektivi me inicialet F.R., i ardhur nga Shkodra, aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në kokë.

Gjithashtu, katër protestues janë nën kujdesin mjekësor dhe paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake, protestuesja me inicialet E.P. aktualisht ndodhet nën monitorim intensiv. Ajo paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është e vetëdijshme.

Në QSUT nuk ka asnjë të lënduar aktualisht.

/rtsh.al/

Teilen: