• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Zikaltërit” mendojnë për sulmin

15/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht se po zhvillojnë një sezon spektakolar, Lautaro Martinez e Marcus Thuram, nuk mjaftojnë për sulmin e Inter, me zëvendësuesit, Marko Arnautoviq e Alexis Sanchez, që janë të “pavlefshëm” në fushën e blertë, ku nuk po arrijnë dot të ambientohen te skuadra “zikaltër”, duke i detyruar këta të fundit të mendojnë për ndërhyrje në merkato.

Në listën e Beppe Marotta janë dy emra cilësorë. I pari siç dihet prej kohësh është “bomberi” iranian i “Dragonjve” të Porto, Mehdi Taremi, i cili, siç bëri me dije edhe manaxheri i tij ëndërron të veshë një ditë fanellën “zikaltër”, mirëpo “veterani” i sulmit nuk është i vetmi që pëlqehet nga drejtuesit e nënkampionëve të Evropës.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, në “radarët” e Inter ka hyrë “bomberi” ukrainas, Artem Dovbyk, i cili deri më tani ka shkëlqyer me skuadrën e Girona-s, ku padyshim është një nga protagonistët e ekipit, me plot 7 gola e të shënuar e 6 të asistuar, në 14 përballjet e regjistruara deri më tani me spanjollët.

Megjithatë, pavarësisht dëshirës së madhe të “zikaltërve” për të afruar një lojtar kualitativ, si Dovbyk, problem pritet të mbetet kontrata e 26-vjeçarit, e cila skadon në verën e vitit 2028 dhe me një vlerë kartoni fillestare prej 15 milionë euro pritet që “bomberi” t’i kushtojë kujtdo skuadre që interesohet për të minimalisht 40 milionë euro, shifër kjo që rrallëherë paguhet nga Inter.

Next Post

Pensionohet nga futbolli ishi i Barcelonës dhe Arsenalit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.