Monday, 18. May 2026
Sport

Turneu kualifikues për “Euro 2024”: Kosova barazon me Meltën

GS 15/11/2023 1 Min. Lesezeit

Kosovës U19 e ka nisur me barazim turneun kualifikues për “Euro 2024”.

Në ndeshjen e parë të grupit të 7-të, të zhvilluar në Maltë, Kosova të mërkurën ka barazuar 1:1 me Sllovakinë. “Dardanët” i barazuan shifrat në fillim të pjesës së dytë, pasi ishin në disavantazh në pjesën e parë. Sllovakia kaloi në epërsi në minutën e 22-të, nëpërmjet mesfushorit Tadeas Hajovsky.

Megjithatë, me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 48-të, Kosova barazoi rezultatin. Eliot Ejupi shënoi për 1:1 nga penalltia.

Pjesë e këtij grupi janë edhe Ukraina e Malta, të cilët u përballen në ndeshjen e parë që i takoi ukrainasve me rezultatin 3:1. Duelin e radhës, Kosova e luan të shtunën kundër Ukrainës.

Për dallim prej Kosovës, Shqipëria U19 e ka humbur ndeshjen e parë në kuadër të Grupit 13-të, pasi pësoi 3:1 nga Republika e Irlandës në stadiumin “Elbasan Arena”. /Lajmi.net/

Teilen: