Monday, 18. May 2026
Sport

Gjyqtarët kosovarë ndan drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për U21

GS 15/11/2023 1 Min. Lesezeit

Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë ta kenë besimin e UEFA-s për ndarjen e drejtësisë në ndeshjet ndërkombëtare.

Një katërshe e gjyqtarëve nga Kosova është deleguar nga UEFA në ndeshjen e kësaj mesjave për kualifikimet e Kampionatit Evropian te U21.

Bëhet fjalë për ndeshjen Greqi – Ishujt Faroe, e cila zhvillohet të enjten në orën 15:00 në Tripoli Arkadia.

Këtë ndeshje do ta drejtojë Mervan Bejtullahu, me asistentët Fatlum Berisha e Granit Hyseni, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Eridon Podvorica.

Kujtojmë që edhe Genc Nuza e Visar Kastrati, së bashku me asistentët Arbnor Bullatovci e Bujar Selimaj janë deleguar në turnetë të veçantë kualifikues për U19.

Teilen: