Monday, 18. May 2026
Sport

Italia dhe Inter në ankth, dëmtohet Bastoni

GS 15/11/2023 1 Min. Lesezeit

Lajm i keq për kombëtaren italiane dhe për Interin.

Në stërvitjen e pasdites në Coverciano, Alessandro Bastoni është dëmtuar dhe ka braktisur seancën. Sipas shqyrtimeve të para, mendohet të jetë një tendosje muskulore në pulpën e djathtë.

Më shumë detaje do të zbulohen nesër, kur Bastoni të kryejë testet e mirëfillta. Inter në fakt ndodhet më në ankth, pasi zikaltërit kanë ndeshjen e rëndësishme në Serie A kundër Juventusit, rivalit direkt për kampionat./h.ll/abcnews.al

Teilen: