Monday, 18. May 2026
Sport

Lider absolut te Zvicra, Granit Xhaka futet në histori si lojtari me më shumë…

GS 15/11/2023 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e mbrëmjes së sotme mes Izraelit dhe Zvicrës, që përfundoi në barazim 1-1, nuk ishte thjeshtë një duel i zakonshëm për mesfushorin me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, i cili shkroi historinë në fletoren e rekordeve në tokën zvicerane. 

Xhaka

Me prezencën në Pancho Arena të Hungarisë, Xhaka regjistron sfidën e 119-të me fanellën helvete, duke u bërë lojtari me më shumë ndeshje në historinë e përfaqësueses zviceriane. Një shifër e jashtëzakonshme kjo për një lider shembullor, si brenda dhe jashtë fushe. Me fanellën e përfaqësueses së Zvicrës, Xhaka, ka shënuar 14 gola. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: