Monday, 18. May 2026
Sport

Izraeli prish festën e Zvicrës

GS 15/11/2023 2 Min. Lesezeit

Izraeli ka arritur t’ia vjedh një pikë Zvicrës, duke ia shtyrë festën e kualifikimit në Euro 2024 për “Helvetikëve”.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, shkruan lajmi.net.

Ruben Vargas zhbllokoi rezultatin në minutën e 36-të.

Sulmuesi pati edhe disa mundësi të tjera, madje goditi traversën dy herë.

Kur dukej se Zvicra kishte marrë pikët e plota, vendasit shënuan me anë të Shon Weissman në minutën e 89-të.

Zvicra po ashtu mbeti me një lojtarë më pakë, pasi Edimilson Fernandes u ndëshkua me të kuq në kohën shtesë.

Për skuadrën e Xhakës tani komplikohet kualifikimi në Evropian dhe ndeshja ndaj Kosovës është shumë e rëndësishme.

Te Zvicra janë ftuar tre shqiptarë, prej të cilëve vetëm Granit Xhaka e filloi ndeshjen nga minuta e parë, kurse Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri ishin në bankën rezervë.

Shaqiri madje nuk u inkuadrua fare në lojë, derisa Zeqiri u fut në minutën e 69-të.

Ndeshja po zhvillohet në një stadium neutral, për shkak të luftës mes Izraelit dhe Palestinës.

Ndeshja e së mërkurës është zhvendosur në “Pancho Arena” të Hungarisë. /Lajmi.net/

Teilen: