• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dy lajme të këqija për Interin, një nga Italia e tjetri nga Turqia

15/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lajm i keq për kombëtaren italiane dhe Interin.

Në stërvitjen e pasdites, në Coverciano, Alessandro Bastoni braktisi seancën.

Arsyeja është tendosja muskulore në pulpën e djathtë: më shumë detaje do të zbulohen nesër, kur ish-lojtari i Atalantës do të kryejë testet instrumentale.

Është e qartë se edhe Interi mbetet i shqetësuar për gjendjen e mbrojtësit: pas pauzës, vjen ndeshja me Juventusin, shumë e rëndësishme për “Scudetton”.

Prania e tij në “Olimpico”, të premten në mbrëmje, kundër Maqedonisë së Veriut, sigurisht që nuk mund të përjashtohet: Bastoni ishte provuar si titullar në një mbrojtje me 4 lojtarë, të gjithë zikaltër, e formuar nga Acerbi, Darmian dhe Dimarco, por tani në vend të Bastonit mund të luajë Gatti i Juventusit.

Një tjetër lajm i keq për Simone Inzaghin vjen nga Turqia: media vendase raporton se Hakan Calhanoglu ka munguar në stërvitjen e fundit të kombëtares për shkak të një infeksioni respirator.

Kombëtarja turke, e drejtuar nga Vincenzo Montella, do të zbresë në fushë më 18 nëntor në miqësoren kundër Gjermanisë dhe më pas, në datën 21, do të luajë ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2024, kundër Uellsit.

Next Post

Vdekja e Drinor Berishës, lojtarit 14-vjeçar – flasin mes emocionesh ish-trajneri dhe ish-bashkëlojtarët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.