Një ish-punonjëse e yllin brazilian, Neymar ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit.
Ajo ka akuzuar Neymar për punë të paligjshme, kushte të pahijshme të punës, mospagesë të orarit shtesë dhe mungesë pushimi me pagesë, shkruan lajmi.net.
Sipas Le Parisien, çështja ka shkuar në Gjykatën e Punës në Paris dhe ish-punonjësja pretendon se ka punuar shtatë ditë javë midis janarit 2021 dhe tetorit 2022 dhe po kërkon një pagesë prej 368 mijë eurove nga ylli i Al-Hilal.
Nga viti 2021, ajo thuhet se ka punuar 60 orë në javë për 15 euro në orë, edhe pse ajo pretendon se nuk ka marrë kurrë një fletëpagesë, as nuk i është lejuar ndonjë pushim apo pushim me pagesë.
Përveç kësaj, ajo akuzon yllin brazilian se e ka detyruar të vijë në punë 15 ditë para lindjes së parakohshme të fëmijës së saj të katërt.
“Nga janari i vitit 2021 deri në tetor 2022, Neymar përfitoi nga pasiguritë e klientit tonë për të vendosur kushte të pahijshme pune ndaj saj, duke shkelur rregullat bazë të ligjit të punës”, kanë thënë avokatët.
Sipas tyre ata janë munduar ta zgjedhin çështjen në mënyrë paqësore dhe i kanë dërguar një letër Neymarit në qershor për ta zgjidhur këtë situatë, por futbollisti brazilian nuk është përgjigjur. /Lajmi.net/