• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mungojnë “peshat e rënda”, Pioli gati t’i besojë një 15-vjeçari

16/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, kalendari për Milani parashikon ndeshjen e “San Siro”-s me Fiorentinën, rival ndaj të cilit Pioli do të duhet të bëjë pa të Olivie Zhirunë e pezulluar dhe Rafael Leaon e dëmtuar.

PIOLI MILAN

 

Pa dyshen, sulmi kuqezi do të rimodelohet. Duke përjashtuar ndonjë dëmtim, siç ndodh shpesh së fundmi te “djalli”, titullarët e 25 nëntorit do të jenë Çukvueze e Pulisiç në krahët e Okaforit që do të duhet të bëjë pykën.

Herën e fundit që luajtën së bashku, në Kaljari, zvicerani shënoi dy herë. Një tjetër variant mund të jetë Joviçi në rolin e qendërsulmuesit me dy nga treshja e sipërpërmendur pas shpinës së tij.

Ndërkohë që në “Milanello” ka nisur puna me lojtarët që nuk kanë shkuar nëpër kombëtaret përkatëse, ideja më e re është ajo që prek Françesko Kamardën.

kamarda

Ende nuk ka mbushur 16 vjeç, por sulmuesi i ekipit të të rinjve shënon me një rregullsi të frikshme dhe Pioli po mendon ta grumbullojë me ekipin e parë për dy ndeshjet e radhës ku mungesa e Zhirusë është e sigurt.

Në rast debutimi, me 15 vitet e 252 ditë mbi supe ai do të vendoste një rekord të ri te Milani për sa i përket lojtarit më të ri që ka uajtur një ndeshje zyrtare në Serinë A me fanellën kuqezi.

Duke parë golat e fundit, si ai me PSGnë në “Youth League”, Kamarda duket i aftë për të shpikur gola, por nuk duhet harruar diferenca e kampionatit ku militon me nivelin e lartë të Serisë A.

+65+6465

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mungoi për shkaqe personale, ylli i Anglisë i bashkohet kombëtares

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.