Derbi i xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll, ai ndërmjet Malishevës dhe Prishtinës, është mbyllur pa fitues.
Ndeshja e luajtur të enjten një stadiumin “Liman Gegaj” dhe më të cilën është mbyllur kjo xhiro e elitës së futbollit kosovar, përfundoi me shifrat 1:1.
Malisheva avancoi e para në minutën e 29-të me anë të sulmuesit Xhemal Ibishi kurse Prishtina barazoi nëpërmjet Asanne Diattas nga penalltia në minutën e 76-të.
Pas fazës së parë të këtij sezoni, Malisheva dhe Prishtina vazhdojnë të ndajnë dy pozitat e para në tabelë me nga 20 pikë të mbledhura, ndonëse ekipi nga kryeqyteti ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Për Prishtinën, ky është barazimi i dytë rresht në kampionat pas atij pa gola me Dukagjinin derisa Malisheva luajti baras pas një seri prej tri fitoreve rresht.
Në xhiron e dhjetë, Malisheva luan në shtëpi me Vushtrrinë kurse Prishtina është mysafire e Ballkanit.
Sa i përket çifteve tjera të xhiros së dhjetë, ato janë: Llapi – Drita, Gjilani – Feronikeli ’74 dhe Dukagjini – Drenica.