Thursday, 15. October 2026
Sport

Protestat studentore prekin edhe futbollin, Ultras Egnatia bojkoton sfidën europiane

GS 15/10/2026 1 Min. Lesezeit

Një ndeshje e rëndësishme për historinë europiane të Egnatias do të zhvillohet në një atmosferë të pazakontë.

Në prag të përballjes me Midtjylland në Ligën e Konferencës, grupimi i tifozëve Ultras Egnatia ka njoftuar se nuk do të jetë i pranishëm në stadium, duke zgjedhur të bojkotojë takimin në shenjë solidariteti me studentët që protestojnë në vend.

Përmes një reagimi publik, tifozët kanë bërë të ditur se vendimi i tyre lidhet me mbështetjen për protestat studentore dhe kërkesat e ngritura prej tyre. Kështu, një prej ndeshjeve më të rëndësishme të klubit rrogozhinas në arenën ndërkombëtare do të shoqërohet edhe nga ky qëndrim i tifozërisë.

“Në shenjë solidariteti me studentët. Në mbështetje të protestave të studentëve dhe kërkesave të tyre. Ultras Egnatia bojkoton ndeshjen. Sot heshtja jonë është mesazh solidariteti”, shkruan Egnatia.

Teilen: