• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rama flet për gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”, si dhe ndërtimin e stadiumit të ri

16/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për gjendjen e stadiumit “Fadil Vokrri”, duke theksuar se Komuna e Prishtinës nuk është përgjegjëse për mirëmbajtjen e tij.

Rama në një intervistë për Ekonomia Online ka folur edhe për ndërtimin e stadiumit të ri.

“Fusha e futbollit mbikëqyret nga Federata e Futbollit të Kosovës, pra është në menaxhim të tyre, mirëpo e dimë të gjithë që gjendja e stadiumit është në gjendje shumë e keqe për arsye se çdo ndeshje ndërkombëtare jo vetëm e Kosovës por edhe të skuadrave që kanë lojëra ndërkombëtare i luajnë aty, pra është e stërngarkuar, prandaj po them se për këtë arsye ne kemi punuar në terma të referencave për një konkurs ndërkombëtar për stadiumin e ri të futbollit në Bërnicë, e cila ka me qenë pjesë e fshatit olimpik ku ne jemi duke bërë projekte tjera për arenën multifunksionale, për pishinën olimpike etj.”, tha Rama.

Tutje ai shtoi se investimet në infrastrkturën aktuale pritet të bëhen së shpejti nga Federata e Futbollit të Kosovës.

“Normal që stadiumit i duhet një fushë e re dhe të jetë ndoshta edhe hibride jo çfarë është sot dhe kam bërë pyetje edhe presidentit Agim Ademi, më ka treguar që për një periudhë dy mujore ata do të investojnë dhe do ta transformojnë këtë fushën ekzistuese në një fushë hibride, e cila do të jetë shumë më funksionale dhe më e fortë se sa kjo aktuale që funksionalizohet për një periudhë kohore derisa ne ta ndërtojmë stadiumin e ri në Bërnicë”, u shpreh Rama, teksa thotë se kritikat e adresuara tek ta, janë të pavenda.

“Ne nuk e kemi nën menaxhim fushën, mirëpo po them se duhet tash kur të fajësojmë dikënd me pas parasysh arsyen pse ka ndodh dhe neve na duhet një numër i madh i stadiumeve të reja. Duhet investime të mëdhaja në gjithë Kosovën, në infrastrukturën sportive dhe këtu duhet edhe një ndihmë e madhe edhe e nivelit qendror dhe FFK-së”, thotë tutje Rama.

Ndërsa i pyetur se a pret përkrahje nga niveli qendror, Rama ka një përgjigje epike.

“Po shpresoj se po, sepse këto (stadiume) nuk janë të miat personale, janë të Kryeqytetit, pra duhet të punojmë së bashku që t’i ndërtojmë së bashku”.

Next Post

​Ylli i Milanit nën hetime për përfshirje në lojëra të fatit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.