• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Arratia” drejt kreut, ja çfarë e favorizojnë Inzagin në derbin e Italisë me Juven

16/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Simone Inzagi ka një qëllim të qartë për ndeshjen me Juventusin: të arratiset në krye. Trajneri i Interit foli për këtë me skuadrën pas fitores 2-0 ndaj Frozinones, momenti i fundit me të gjithë në dispozicion dhe para largimit të 16 prej tyre me kombëtaret përkatëse.

inzagi

Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, kjo ishte mundësia e duhur për të nënvizuar disa koncepte dhe mbi të gjitha për të shprehur kënaqësinë dhe komplimentet ndaj skuadrës për punën e bërë. Nga një pauzë në tjetrën, Interi bëri një progres të qartë dhe nuk mund të jetë një rastësi.

DUELET DIREKTE – Tani hapi tjetër është konfirmimi. Trajneri zikaltër kërkoi të njëjtën vëmendje dhe disponueshmëri si një muaj më parë, para Torinos, Salcburgut dhe Romës.

Është një moment kyç në kampionat, pasi Interi ka të gjitha mundësitë për të vendosur distancën me kundërshtarët, jo vetëm për të rritur besimin e skuadrës, por edhe për të shtuar dyshimet në kokat e rivalëve.

Sezonin e kaluar ishin pikërisht sfidat e mëdha që i lejuan Interit të rikuperonte pikët e nevojshme për t’u rikthyer në katër të parat në renditje. Në fazën e dytë, përballë skuadrave nga vendi i parë në të tetin, zikaltrit morën 5 fitore dhe 2 humbje.

Këtë sezon kanë treguar se përballjet direkte nuk kanë qenë problem për ta, por tashmë të radhës janë Juve, Napoli dhe Lacio. Objektivi është që të largohen siguritë nga Juventusi, siç ndodhi me Milanin pas 5-1 në derbi. Inzagi dëshiron të përgatitet sikur të ishte një akt i fundit.

Vërtet një vit më parë nuk shkoi mirë, por kur vjen puna për të menaxhuar një ndeshje të vetme, ose në çdo rast një me eliminim direkt dhe jo një ndeshje kampionati, Inzagi i ka mposhtu 5 nga 6 herë bardhezinjtë.

TRANSFERTAT DHE FIZIKU – Aktualisht milanezët kanë të njëjtin rendiment si me Konten në vitin e parë të tij, me 31 pikë në 12 ndeshje, me ndryshimin se këtë herë janë të parët.

Askush nuk do ta humbasë këtë, stafi teknik dhe stafi mjekësor janë në kontakt të vazhdueshëm me lojtarët. Sigurisht që nuk po u kërkojnë të mos impenjohen me kombëtaret, por janë gjithë kohës duke vëzhguar mënyrën si punohet për të shmangur çdo problem të mundshëm.

Parametrat fizikë janë të shkëlqyer dhe ndeshja ndaj Juventusit vjen në kohën e duhur. Për më tepër, në favor të Interit ka një tjetër aspekt që lidhet me faktin se zikaltrit kanë fituar çdo transfertë në kampionat dhe kanë barazuar vetëm me Real Sociedadin në Ligën e Kampioneve. Në Torino nuk do të jetë e lehtë për Interin, por edhe Juventusi është i paralajmëruar.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

UEFA-s i “vjen keq” për Serbinë, vendos t’ia ulë dënimin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.